Oda Kërçovare – Një organizatë, shumë dimensione, një qëllim!
Oda Kërçovare është dëshmuar si një shoqatë e kompletuar institucionale, me organizime dhe veprimtari në dimensione të ndryshme kulturore, shoqërore dhe sportive.
Sot, me krenari, po hapim një kapitull të ri në rrugëtimin tonë!
⚽ Për herë të parë, Oda Kërçovare organizon ekipin e saj të futbollit, ku të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të përfaqësojnë denjësisht emrin, identitetin dhe komunitetin kërçovar edhe në fushën e sportit.
Kjo nuk është vetëm krijimi i një ekipi futbolli, por një tjetër dëshmi se Oda Kërçovare po rritet, po zhvillohet dhe po krijon hapësira të reja për gjeneratat e reja.
Ne besojmë se investimi te rinia është investim në të ardhmen. Përmes kulturës, traditës, shoqërisë dhe sportit, vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkimi dhe përfaqësimi për komunitetin tonë.
Ky është vetëm një hap tjetër drejt synimeve tona të përbashkëta. Përpara na presin shumë projekte dhe suksese të reja!
VAZHDOJMË BASHKARISHT, ME PËRKUSHTIM, UNITET DHE KRENARI! 🇦🇱
Me Ju dhe për Ju – Oda Kërçovare!
