Këtë fundjavë, Oda Kërçovare udhëtoi drejt Vjenës së Austrisë, ku morëm pjesë në Tubimin e Kandidatit për Kryetar Komune, z. Fatmir Limani, nën organizimin e Shoqatës Humanitare “Kërçova”.
Në këtë vizitë të veçantë, patëm kënaqësinë të ndjejmë nga afër frymën e bashkimit dhe atdhedashurisë që na karakterizon ne kërçovarët kudo që ndodhemi.
Gjatë qëndrimit, vizituam Muzeun Historik, ku u ndalëm me respekt përpara armatimit dhe simboleve të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, si dhe objekteve të tjera me rëndësi të madhe historike e kulturore të Vjenës.
Në përmbyllje të kësaj vizite, Oda Kërçovare shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për mikpritjen e ngrohtë, respektin dhe dashurinë vëllazërore që na ofruan kryesia e Shoqatës Humanitare “Kërçova” dhe bashkëvendësit tanë kërçovarë në Austri.
Ky takim mbeti dëshmi e gjallë se bashkimi, kultura dhe dashuria për atdheun janë vlerat që na mbajnë gjithmonë të fortë dhe krenarë si shqiptarë! ❤️🇦🇱
FOTO:









