Oda Kërçovare tashmë është një vend i njohur për diasporën shqiptare, aty ku ruhen tradita, kultura dhe kënga folklorike; aty ku këndohet, kuvendohet, por edhe festohet me zemër.
Një mbrëmje e veçantë u organizua për Bacën Ismet Krasniqi nga Suhareka, i cili u surprizua nga bijtë dhe bijat e tij për 65-vjetorin e ditëlindjes, në mënyrë tradicionale, nën tingujt e shahirëve të mirënjohur Fatmir Bajra dhe Arbër Jetullahi.
Stafi i Odës Kërçovare i uron Bacës Ismet Krasniqi shëndet, jetë të gjatë dhe çdo të mirë!

