Falënderim.
Sot patëm nderin e madh të presim në Odën Kërçovare në Zvicër Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Limani.
Kjo vizitë nuk është vetëm një takim, por një shenjë dashurie dhe respekti për mërgatën tonë. Zemrat na u mbushën me gëzim, sepse kur kemi pranë njerëz të tillë, ndihemi më afër tokës sonë, gjakut tonë, rrënjëve tona.
Në këtë odë ku këndohet e kujtohet shqiptaria, prania juaj është nder i madh dhe dëshmi se vendlindja nuk na harron.
Me respekt e mirënjohje,
Oda Kërçovare – Zvicër

