Informata reth nesh

ODA KËRÇOVARE NË ZVICËR

Kërçova, me sipërfaqen e saj etnografike, e pozicionuar në një vend të rrafshët, e rrethuar nga fshatrat piktoresk dhe malet e veshur me pyje, ka një pamje gjeografike të mrekullueshme. Monumentet arkeologjike, atraksionet e ndryshëm, kalaja e qytetit me një pamje magjepse, që ia shton bukurinë qytetit, dhe një mori epitetetsh, janë vlerat e këtij qyteti. Kërçova e sotme, (Uskana e lashtë), që njihet për kah trimëria, mikpritja dhe bujaria e saj, është edhe vatër e artit dhe kulturës, por, që nuk mund të shërohet kursesi nga plaga e rëndë e kurbetit, të trashëguar brez pas brezi.

Vlen të përmendet se mërgimtarët kërçovarë në shtetin Helvetik, nuk kanë qëndruar duarkryq, por, janë marrë me aktivitete të ndryshëm. Përveç themelimit të shoqatave kulturore – humanitare, lindi ideja edhe për themelimin e odës kërçovare në Zvicër, e cila do të shërbejë si një urë lidhse për kurbetçarët kërçovarë. Ajo do të jetë në koordinim me shoqatat kërçovare, do të merret me organizimin e manifestimeve kulturore, ruajtjen e vlerave kombëtare, prezentimin e taditës kërçovare si dhe atyre mbarëshqiptare, në shfaqet teatrale zviceriane, e tj.

Oda Kërçovare në Zvicër, përveç tjerash ka për qëlim edhe ruajtjen e kulturës kombëtare, ku rëndësi do t`i kushtohet kultivimit të folklorit, shqiptar në përgjithsi, veglave tradicionale shqiptare, si çiftelisë sharkisë, kavallit, dahires, e tj, që pasqyrojnë traditën e popullit shqiptar. Me kultivimin e vlerave kombëtare, që gradualisht do t`u imponohen fëmijëve të kurbetçarve tanë, do të ringjallet oda e famshme kërçovaree cila do të vazhdojë rrugëtimin e saj të mëparshëm. Kjo odë, është e stolisur me flamuj kombëtarë, fotografitë e figurave më eminente kombëtare, veshja kombëtare tipike kërçovare, veglat tradicionale shqiptare si dhe sende tjera që i përkasin odës shqiptare.

Oda Kërçovare në Zvicër, është themeluar më 20 tetor 2020.
Themeluesit e kësaj ode janë:
Argjend Lika
Haki Ajroja
Mefmet Cupi
Agron Amiti

 

Powered by G.L © 2023 - 2024 All rights reserved
Kërçova lajme Kërçova net informata